Ora News – Basha mban fjalën në Kavajë, qytetari i kujton punët e Rroshit

2017-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Kavaja, qyteti ku nisën protestat e para antikomuniste, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri ftesë qytetarëve të bashkohen në tiranë në protestën e opozitës me 18 shkurt.
Lulzim Basha: ?Për t?i ftuar në protestën më të madhe, në manifestimin më të madh të qytetarëve shqiptarë më datë 18 shkurt në ora 12:00 në Tiranë. Do të jetë bashkimi më i madh që shqiptarët kanë bërë ndonjëherë për të drejtat e tyre, dinjitetin, lirinë e demokracinë?
Kreu i opozitës lëshoi një lum akuzash në drejtim të qeverisë, mes të cilave dhe mbajtja në administratë e kriminelëve dhe hajdutëve.
Lulzim Basha: Populli i Kavajës i përçmon ata që i veshën Kavajës imazhin e përdhunuesit e trafikantit të drogës. Populli i Kavajës nuk i pranon këto vese. Një qeveri e korruptuar që e ka lidhur fatin me fatin e banditëve si Elvis Rroshi i cili sot përkundër ligjit vazhdon të ushtrojë funksionet e kreut të bashkisë. Përse i duhet Edi Ramës Elvis Rroshi, I duhet sepse i trembet votës së lirë e të ndershme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-mban-fjalen-ne-kavaje-qytetari-i-kujton-punet-e-rroshit/