Si u grabit kazinoja me pistoletë lodër

2017-06-02 5

Janë momentet e grabitjes së ndodhur mbrëmjen e të dielës një kazinoje në rrugën e Dibrës, nga një person i armatosur me një pistoletë lodër.

Pamjet e siguruara nga Televizioni Klan janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së kazinosë. Ora shënon 20:50, kur grabitësi që mban një maskë, një xhup të zi, tuta gri dhe një çantë të vogël në krah, i afrohet kasieres së kazinosë.

I drejton pistoletën dhe duke e kërcënuar i kërkon paratë e arkës. Ndërsa punonjësja i lutet që të mos e qëllojë, duke i thënë se ka fëmijë për të rritur.

Grabitësi: Nxirri lekët shpejt shpejt

Banakierja: Nuk kam shumë

Grabitësi: Shpejt shpejt, nxirri të gjitha, shpejt shpejt

Banakierja: Aman more çun se kemi kalamaj

Grabitësi: Shpejt shpejt, nxirri të gjitha

Banakierja: Këto kam unë

Grabitësi: Shpejt shpejt nxirri të gjitha...

Grabitësi ua drejton pistoletën herë pas here edhe personave të tjerë në kazino.

Pasi shitësja nxjerr të gjitha paratë, ai i merr me shpejtësi dhe largohet.

Në momentin kur ai ka dalë nga kazinoja, roja e ka kuptuar se pistoleta që mbante në dorë ishte lodër. E ka goditur grabitësin, i cili është rrëzuar në rrugë dhe i ka rënë pistoleta lodër nga dora.

Por ka mundur të ngrihet dhe është larguar me vrap, duke marrë me vete edhe shumën e grabitur, e cila nuk bëhet e ditur.

Policia thotë se e ka identifikuar autorin, por nuk e ka bërë publik emrin e tij. Ai i njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe është shpallur në kërkim.

Tv Klan

Free Traffic Exchange