Grabitjet, bankat: Policia nuk mori masa - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i transportit të vlerave monetare është një aktivitetit, i cili duket se deri më tani operon pa një kuadër ligjor të mirpërcaktuar. Shoqata e Bankave ka zbardhur disa nga propozimet e saj, dërguar Ministrisë së Brendshme, që pas vjedhjes në aeroportin e Rinasit, 7 muaj me pare. Por deri më tani këto propozime nuk kanë gjetur zbatim. Ajo çka bankat kërkojnë, janë specifikimi i kritereve të sigurisë që ofrojnë automjetet për këtë qëllim. Bankat e mirëpresin masën e fundit për të transportuar vlerat monetare me eskortë policie, por ata kërkojnë që edhe personeli të jetë i specializuar, në rast të një kërcënimi të ngjashëm. Bankat shkojnë më tej edhe në qëndrimin e tyre duke hedhur akuza edhe ndaj koncesionartit të Rinasit, apo edhe policisë që ende nuk kanë marrë masa shtesë në aeroportin ?Nënë Tereza?. Aktualisht bankat dhe Ministria e Brendshme kanë hartuar një draft paraprak të ndryshimeve ligjore, me qëllim shmangien e fenomeneve të tilla, si grabitja e vlerave monetare. Po ai ende nuk është ne fuqi.