''Do ndërtojmë 170 shkolla të reja në Shqipëri''. Kështu u shpreh kryeministri vendit Edi Rama, gjatë aktivitetit në shkollën 9-vjeçare ''Fan Noli'', ku u prezantua projekti i bashkisë Tiranë për ndërtimin e shkollave.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky do të jetë projekti i parë i programit '' 1 milionë euro për rindërtim''.
''Do të ndërtohen 150 shkolla në gjithë Shqipërinë, nga ku 53 do ndërtohen të reja, ndërsa 97 të tilla do të rindërtohen nga fillimi. Shtojmë këtu edhe 20 shkolla që do të ndërtohen në Tiranë, ku numri I tyre arrin në 170'',-u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri u shpreh se do të marrë fund mësimi me dy turne në shkolla.
''Ndërtimi i këtyre shkollave, do t'i japë fund mësimit pasdite. Nuk do të ketë më shkolla që do të zhvillojnë mësimin me dy turne'', -u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë dha një lajm të mirë për të gjithë nxënësit ekselentë, ku do të shpërblehen për rezultatet e larta të tyre.
''Tashmë gjysmë mln euro në vit do të shkojnë për ekselentët. Më parë mohohej bursa për ekselentët, për 4 vitet e qeverisë së kaluar, nuk morën bursë nxënësit me 10-ta'',-deklaroi Rama.