Report TV - Kavajë, Basha: Rroshi pasqyrë vetëm e Ramës, jo e juaja

2017-06-02 0

KAVAJË- Kreu i PD Lulzim Basha, vetëm 5 ditë para protestës së 18 shkurtit, ka vijuar të bëjë thirrje qytetarëve t?i bashkohen protestës së PD.

Sipas tij, ajo do të jetë bashkimi më i madh që shqiptarët kanë bërë ndonjëherë për të drejtat e tyre, për dinjitetin e tyre, për liri, për demokraci.

Kryedemokrati Basha gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës, u shpreh se qeveria Rama do me çdo kusht që t?u ulë kokën e qytetarëve të Kavajës. Por ai ka theksuar se Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës dhe jo e popullit të kulturuar, intelektualë që ka Kavaja.

?Elvis Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës. Elvis Rroshi dhe Edi Rama janë vëllezër siamezë, pa Edi Ramën, nuk ka Elvis Rrosh dhe pa Elvis Rroshin nuk ka Edi Ramë. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me dhjetëra-qindra intelektualë, profesorë, pedagogë, menaxherë, juristë, ekonomistë, historianë, njerëz të artit dhe të kulturës, e të sportit me të cilët Kavaja krenohet dhe këtë krenari ia ka falë gjithë Shqipërisë?, u shpreh Basha.

Në këtë takim me qytetarët e Kavajës, Basha ka ripërsëritur se pjesëmarrja e çdo kujt në protestë nuk është për PD apo për të, por për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe për t?iu dhënë fund padrejtësisve, që sipas tij po u bëhen njerëzve.

Free Traffic Exchange