“Megjashi” kërkon debate gjatë miratimit të ligjeve për fëmijë 26 MAY
Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkon që Qeveria e re gjatë përpilimit ose ndryshimeve ë ligjeve që kanë të bëjnë me fëmijët, t’i përfshijë edhe prindërit dhe vet fëmijët. Nga ambasada “Megjashi” madje thonë se Qeveria në largim asnjëherë nuk ka konsultuar prindërit dhe fëmijët për asnjë ndryshim te ndonjë ligji.
Derisa flasim për ligje që janë për të rinjtë, atëherë duhet të kyçen edhe ata. Çdo sjellje e shpejtë e vendimeve në Kuvend, konsiderojmë se nuk është në rregull. Duhet që mënyra e sjelljes së vendimeve duhet të jetë në mënyrë transparente për gjithë opinionin, sepse disa ligje mund edhe të mos funksionojnë derisa nuk bëhet analizë e mirëfilltë – tha Jana Zengovska, Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.
Kërkojmë nga Qeveria e re që të respektojë pjesëmarrjen e fëmijëve në praktikë, në forma të ndryshme si nëpër shkolla, familje, në politikë kur është e nevojshme, në gjyqësor, në institucione shtetërore. Fëmijët kanë të drejtën e tyre për mendim të lirë dhe nuk guxon askush të sjellë vendime pa mos qenë edhe fëmijët të përfshirë në krijimin e politikave të cilat janë në interes t ë fëmijëve – u shpreh Dragi Zmijanac, Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.
Në raportin e përgatitur nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” ku është analizuar përfshirja e fëmijëve në punën e Kuvendit gjatë vitit 2016 është konstatuar se ata kanë vepruar vetëm për të drejtat primare të fëmijëve.
Vjollca Aliti