http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialistët vijnë me një propozim të ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Çdo gjyqtar apo prokuror, që nuk kalon përmes procesit të Vetting-ut apo nuk kanë dorëzuar formularët sipas ligjit, nuk duhet të jenë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë. Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar Taulant Balla, tha se kërkesën e ka depozituar në Kuvend. Sipas Ballës koha është e mjaftueshme për të miratuar ndryshimet. Por se ai iu shmang pyetjes, nëse mazhoranca do e miratojë e vetme reformën zgjedhore duke marrë në konsideratë se opozita këmbëngul në faktin se pa votim e numërim elektronik nuk mund të ketë reformë zgjedhore. Me vendim të Kuvendit në seancën plenare të së enjtes së kaluar Komisionit të Reformës Zgjedhore iu zgjat për herë të tretë mandati me një muaj. Eksperienca tregon se të gjitha ndryshimet në Kod janë miratuar me konsensus politik.