Report TV - INSTAT:Vazhdon plakja e popullsisë rritet numri i të moshuarve

2017-04-25 1

Rritja e numrit të të moshuarve në raport me të rinjtë në Shqipëri ka vijuar të thellohet gjatë vitit 2016.

INSTAT sapo ka publikuar të dhënat për ecurinë e popullsisë për vitin 2016.

Raporti i varësisë së të rinjve ra nga 27,3 % në 26,7 % vitin e shkuar. Ndërkohë që raporti i varësisë së të moshuarve ka pësuar rritje nga 18,4 % në 18,9 %.

Ulja e numrit të lindjeve është vërejtur dukshëm nga viti 2010 deri në vitin 2016. Nga ana tjetër rritja e jetëgjatësisë ka bërë më të shumtë pjesën që zenë të moshuarit në popullsinë e Shqipërisë.

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke
pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001.