Koreja e Veriut konfirmoi se testi i raketës balistike tokë-tokë me rreze nga të mesme në të gjatë veprimi ka qenë i suksesshëm. Lëshimi u krye të dielën nën mbikëqyrjen e udhëheqësit Kim Jong-un dhe shkaktoi shqetësimin e menjëhershëm të Seulit fqin.