Report TV - Policia do i shoqërojë ​paratë e Bankave, Tahiri ironi mediave

2017-04-25 1

Jo më paratë e bankave me Polici Private. Policia e Shtetit nis planin e masave për shoqërimin e transfertave të Bankave të nivelit të dytë.

Kjo masë vjen pas grabitjes spektakolare të parave të një banke në Mbikalimin e Kasharit.

Lidhur me ngjarjen, ka folur sot dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Jo pa ironi, Tahiri i është përgjigjur mediave se hetimet mbi grabitjen janë në rrugë të mbarë.

?Mua më rezulton se ditë të shënuara për ju të medias janë ditët kur ndodhin ngjarjet, se kur zbardhen ngjarjet nuk falënderoni policinë. Më rezulton se po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po shkojnë përpara, ju falenderojmë që prisni nga Policia të zbardhë ngjarjen në 24 orë, 3 ditë apo brenda javës?, u shpreh Tahiri sot nga Komisariati numër 6 që ka pësuar transformim nga investimet që janë bërë muajin e fundit.

Free Traffic Exchange