Report TV - Zbulimet në Durrës,Ndoj:Arkeologët nuk kanë energji për të bërë zbulime

2017-04-25 1

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, historiani Gjet Ndoj lidhur me rastin e zbulimeve arkeologjike në Durrës deklaron në një intervistë për Report Tv, se Instituti i Arkeologjisë nuk ka nuk ka energjinë e mjaftueshme për të bërë investime apo zbulime.

?Durrësi është një qytet me histori mijëra vjeçare. Ministria e Kulturës operon me Institucionin e Arkeologjisë, kam vërejtje, pasi nuk ka energjinë e mjaftueshme për të bërë investime apo zbulime.

Është nën ministrinë dhe duhet ta kishte një nga prioritetet kryesore.

Në dijeninë time ka një grup pune dhe angazhim të arkeologëve, natyrisht këta do të sjellin ato prova dhe ato që kanë gjetur atje për të bërë një analizë për ta dërguar te këshilli kombëtar dhe do ta marrim informacionin e duhur për të arritur në një konkluzion për atë që po bëhet atje? deklaroi ai.

Punimet në sheshin ?Veliera? janë pezulluar për shkak të rrënojave arkeologjike që kanë dalë në sipërfaqe nga gërmimet, ndërsa kanë nisur hetimet nga prokuroria pas kallëzimit nga shoqëria civile.

Free Traffic Exchange