Shkodër, mbytet në kanalin vaditës 61-vjeçari, gjendet pas disa ditësh

2017-04-25 1

Trupi i pajetë i një 61 vjeçari i identifikuar si Gjergj Bari u gjet pasdreken e së dieles në fshatin Dragoç të njësisë administrative të Postribës, në kanalin vaditës të Shtodrit i cili përshkon këtë zonë.
Kanë qënë banorët ata që konstatuan trupin në këto ujra dhe menjëherë kanë njoftuar policinë dhe shërbimin e urgjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat sëbashku me mjekët ligjorë bënë nxjerrjen e trupit të pajetë, që u identifikua të 61 vjeçarit Gjergj Bari, lindur në Theth dhe banues në Bathore të Tiranës. Ai u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Shkodres, ku nga veprimet paraprake të kryera në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.