Report TV - Rama: U organizua me ndihmë nga brenda grabitja e 3.2 mln $

2017-04-25 0

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes Komunikimit të tij Javor në Facebook, për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo grabitje ka qenë e mirëorganizuar dhe se, grabitësist kanë pasur ndihmë nga institucionet që kanë rënë viktimë e kësaj grabitje.

''Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Suksesi i grabitjeve edhe nga sistemi mizerabël i sigurisë. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë?,- u shpreh Rama.