Report TV - Dëmtimi i zonës arkeologjike pezullohen punimet,nis hetimi

2017-04-25 0

Ndjeshmëria qytetare dhe ajo e specialistëve ndaj dëmtimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shkeljes së ligjit për ndërtime në zonën e mbrojtur arkeologjike, qofshin këto dhe me interes publik, ka vënë në lëvizje dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur akuzat që Shoqëria Civile ka ngritur ndaj Bashkisë Durrës për një ndërtim të paligjshëm që cënon frikshëm legjislacionin në fuqi.

Prokuroria nisi hetimet pas kërkesë padisë së paraqitur nga Aleanca për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare (AMVK) ndaj Bashkisë.

Duke marrë shkas nga kjo, aktualisht janë bllokuar punimet në zonën ku janë gjetur zbulimet arkeologjike prane torres veneciane. Ndërkohë punimet vijojnë normalisht në pjesën tjetër të sheshit ku do ndërtohet veliera.