Gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë për 6 punonjësit e shoqërisë private të sigurisë fizike, të akuzuar për "shpërdorim detyre", pasi 3.2 milionë dollarë që ata transportonin u grabitën.
Gentjan Dedja, Endri Daçi, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla, si dhe drejtuesi teknik i kompanisë ?Xhaguar Security?, Fatmir Gapi u lanë në burg.
Avokatët kundërshtuan masën, duke pretenduar se kompania nuk ka instruktuar punonjësit e saj.
Prokuroria pretendon se pesë personat kanë shkelur rregullat e transportit të vlerave monetare dhe kanë shpërdoruar detyrën.
Policët privatë cilësohen si përgjegjës për fikjen e kamerave dhe të Lokalizuesve Gjeografikë, GPS. Hetimet po vijojnë në përpjekje për të zbuluar grabitësit dhe nëse ka patur lidhje mes tyre dhe policëve private.
Tv Klan