Pesë trafikantë në pranga, shpërndanin drogë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar ?Qelqi? zbuloi lëndë narkotike dhe armë, ndërsa vuri në pranga pesë persona. Ky është momenti i arrestimit të Ilir dhe Fabian Zyberit. Bashke me ta u kapen edhe pjesëtaret e tjetre të grupit kriminal, nga efektivet e antidrogës të veshur si civile. Anëtaret e grupit në bashkëpunim me njëri tjetrin tregtonin kanabis në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit. Atyre iu gjeten rreth 30 kg kanabis. Policia kishte mundur të binte në gjurmët e bandës nëpërmjet agjentëve të saj, ku ishte siguruar informacion se në banesën e Ilir Zyberit, kishte lëndë narkotike. Po në të njëjtën banesë, efektivët gjetën edhe një armë e llojit ?Shotgun?, tre telefona celularë, si edhe një palë pranga.

Free Traffic Exchange