Tarifat zyrtare në Rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët që do të kalojnë në rrugën e Kombit do të paguajnë një taksë e cila nis minimalisht nga 2 euro dhe shkon maksimalisht ne 18.7 euro, pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Kontrata e koncesionit të rrugës Milot-Morinë e nënshkruar nga qeveria dhe konsociumi shqiptar kanë specifikuara edhe llojet e automjeteve si dhe pagesat zyrtare. Vizion Plus ka siguruar një kopje të kësaj kontrate, e cila edhe pse tashmë është efektive, nuk ka një afat konkret se kur do të nisë zbatimin. Zyrtarisht pagesat, për motoçikletat do të jetë 2 euro ndërsa për automjetet 4.17 për një kalim. Tarifat rriten në varësi edhe të tonazhit të automjetit. Sipas të dhënave në kontratë, koncesionari do të vendosë mekanizmin e vjeljes se taksës në Milot. Forma e pagesës do të jetë në euro ose lekë. Ndërsa kursi i këmbimit do të jetë ai që do të përcaktohet nga Banka Qendrore çdo fillim viti. Përjashtim nga taksat do të bëjnë rastet e urgjencës, makinat e policisë, ushtrisë, ambulancat dhe zjarrfikëset. Në kontratë është parashikuar edhe një fond prej 120 mijë euro në vit, para të cilat do të përdoren për kompensimin e banorëve të zonës, që do të përdorin më shpesh këtë rrugë, por forma se si ata do të kompensohen mbetet për t?u specifikuar.

Free Traffic Exchange