Basha: Jo vjedhje, por zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për opozitën zgjedhjet e 18 qershorit përbëjnë pikën ndarëse të Shqipërisë, që duhet të çlirohet nga kapja e shtetit nga korrupsioni. Kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë një takimi me profesionistë të lirë, deklaroi se zgjedhjet e vjedhura, nuk do të pranohen. Po me datë 18, kësaj radhe të muajit shkurt, opozita ka një sfidë tjetër, atë të protestës së madhe kundër qeverise. Për Bashën do të jetë një tubim i madh qytetarësh për t?i thënë jo shtypjes dhe keqqeverisjes së vendit nga Edi Rama. Basha foli edhe për programin ekonomik të partisë që drejton. Ndër to përmendi taksën e sheshtë dhe mbështetjen për të rinjtë. Gjatë ditëve të fundit kryedemokrati Basha ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë dhe struktura partiake, për organizimin e protestës së 18 Shkurtit, nga ku sipas tij do të nisë ndryshimi i madh në shoqërinë shqiptare.

Free Traffic Exchange