Përurohet qendra e urgjencave në Kombinat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-25 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis zbatimi i reformës ne shërbimin e urgjencës. Pacientet e kryeqytetit qe kane urgjenca mjekësore nuk do te presin ambulancën nga pika e vetme e Tiranës. Tashme ky shërbim do te ofrohet edhe ne zona te tjera me pranë banoreve. Qendra shëndetësore nr 6 ne Kombinat është nje prej pikave qe do te japë edhe ndihmën e pare per çdo rast urgjence ne ketë zone dhe pranë saj. Ministri i shendetesise Ilir Beqaj i shoqëruar nga ministri Saimir Tahiri theksuan rendësine e kësaj reforme per dhënien e ndihmës se shpejte. Me shtrirjen e shërbimit te urgjencës edhe ne pika te tjera te kryeqytetit, ministria synon te shkurtoje kohen e mbërritjes se ambulancës ne 12 minuta. Beqaj theksoi se çdo shërbim urgjence është i pajisur me mjetet e duhura, si dhe stafin e mjekeve. Ndërkohe brenda muajit prill do te behet rinovimi i flotës se ambulancave te kryeqytetit.