Report TV - Fier, viktima varroset nga familja autori përcillet nga 1 mijë vetë

2017-04-25 0

Ermira Arapi, 29-vjeçarja që u vra një ditë më parë në Fier nga i dashuri i saj Drini Derveni, i cili më pas u vetëvra dyshohet se ka qenë shtatzënë. Ekspertët e grupit hetimor kanë ngritur dyshimet për shtatzëninë nisur nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, por pritet që përgjigja e autopsisë të japë detaje të sakta.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se 29-vjeçarja është qëlluar në pjesën e qafës dhe Derveni në pjesën e kokës. Sipas po të njëjtat burimeve, mësohet se është rrëzuar plotësisht pista që vrasjet të jenë bërë nga një person i tretë.Ditën e hënë pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga ana e mjekësisë ligjore. Një shtatzëni e mundshme në një kohë që bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi, dyshohet se mund të ketë qenë edhe shkaku i një grindje mes tyre, por kjo pistë ende është e pakonfirmuar.

Free Traffic Exchange