Report TV - Parking te 'Qyteti Studenti', Veliaj: tarifa më e ulët, tre orë/50 lekë

2017-04-25 0

Autobusët që vijnë nga juglindja e Tiranës mund t?i zbresin udhëtarët në terminalin e ri që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion, në hapësirën pranë Qytetit Studenti.

Gjithashtu, ky terminal do të funksionojë edhe si shesh parkimi për qytetarët dhe do të administrohet nga ?Tirana Parking?.

Pas përfundimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falë këtij investimi i jepet zgjidhje shqetësimit të qytetarëve për parkim dhe njëkohësisht ul edhe koston e këtij shërbimi.

?I kemi dhënë përgjigje shqetësimit të shumë qytetarëve që jetojnë në ?Qytetin Studenti?, atyre që vizitojnë fëmijët e tyre këtu, që frekuentojnë fakultetet në këtë zonë apo që vijnë për vrap nga Liqeni, duke aplikuar tarifën më të ulët sot në Tiranë: tre orë/50 lekë. Çka do të thotë se kemi një tarifë shumë më ekonomike se sa privatët, të cilët e kishin zaptuar edhe këtë shesh apo që kishin improvizuar zaptime tek hyrja e liqenit dhe jo vetëm?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ky projekt do të ofrojë kushte shumë më komode për qytetarët, por njëkohësisht do të rrisë edhe sigurinë, si për ata që përdorin parkimin, ashtu edhe për udhëtarët që nisen drejt juglindjes nga ky terminal.

Free Traffic Exchange