Personat që shihni në foto janë 6 punonjësit e kompanisë private të sigurisë dhe transportit të vlerave monetare ?Jaguar Security? mes tyre dy shoferë, tre roje dhe përgjegjësi teknik i kësaj kompanie.
Ata u njohën këtë të diel me masën e sigurisë arrest me burg caktuar nga Gjykata pasi Prokuroria i ka gjetur ata fajtorë deri në këtë fazë të hetimit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas akuzës teksa transportonin 2.7 milion euro në Rinas këta punonjës kanë shkelur tre rregulla bazë, kanë fikur sistemin e lokalizimit GPS, kanë fikur kamerat e sigurisë dhe nuk kanë njoftuar policinë e shtetit për paratë që po dërgonin në Rinas.
Por cilët janë persona e konsideruar përgjegjës për shpërdorim detyre?
Gentjan Dedja, Përparim Logu, Endrit Daci, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gapi drejtuesi teknik i ?Jaguar Security? do të qëndrojë në burg pasi prokuroria dyshon se një nga këta persona ka bashkëpunuar me autorët e grabitjes së parave.