Report TV - Skandali ‘CEZ’, Thirret sërish Shkëlzeni, gati dy dosje penale

2017-04-25 0

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, me vullnet të lirë apo me forcën e policisë, do të paraqitet për herë të tretë para komisionit parlamentar hetimor, për të dëshmuar rreth rolit të tij (nëse ka) në procesin korruptiv të privatizimit të OSSH, në sagën e favorizimeve të CEZ si dhe për raportet e pretenduara me sekserin Nuel Kalaj.

Pas dy seancave të dështuara, ku Shkëlzen Berisha refuzoi të betohej se do të thoshte të vërtetën për çështjen ?CEZ?, me argumentin se kryetari ishte në konflikt interesi, komisioni hetimor ka vendosur ta thërrasë sërish. Anëtarë të këtij komisioni thanë për Shqiptarja.com se, në shkresën e tretë, Shkëlzen Berisha paralajmërohet për detyrimin ligjor për t?u paraqitur para komisionit si dhe për mundësinë e vënies në lëvizje të organeve të policisë në rast refuzimi. Në seancën e radhët pritet të ezaurohet edhe pretendimi i djalit të ish-kryeministrit, i cili për të shmangur dëshminë, paraqiti një kërkesë për përjashtmin e kryetarit të komisionit Taulant Balla nga kryesimi i seancës dhe nga pyetja e dëshmitarit. Referuar praktikës dhe precedentëve, komisioni e ka hedhur poshtë kërkesën.