Operacioni - Grabisin 230 objekte arkeologjike në Apoloni, dy në pranga e dy në kërkim

2017-04-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për grabitje të sendeve me vlerë historike në parkun kombëtar të ?Apolonisë?.
Operacioni i koduar ?Apollonia?, arrestoi shtetasit Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç dhe Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale A.F, 41 vjeç, E.F, 53 vjeç.
?Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjeshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të ?Apollonisë? ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë. Gjithashtu në banesën e njërit prej tyre u sekuestrua një pajisje detektor për gjurmim i antikuarëve?, sqaron policia lokale.
Materialet arkeologjike të sekuestruara do t?i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.
Materialet procedurale do t?i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale ?Vjedhja e veprave të artit e kulturës? dhe ?Trafikimi i veprave të artit e kulturës?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/grabisin-230-objekte-arkeologjike-ne-apoloni-dy-ne-pranga-e-dy-ne-kerkim/

Free Traffic Exchange