Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ftesë për të reflektuar ndaj një teme të thellë e aktuale siç është dhuna brenda mureve të shtëpisë, një eksperiencë personale që mund të jap një mesazh sa më të gjerë të mundshëm?.
Me këto fjalë Maria De Filipi e ka prezantuar në skenën e Sanremos, këngën e kantautorit shqiptar Ermal Meta, ?E ndaluar të vdesësh!?
Është kjo këngë një himn ndaj jetës, akuzë ndaj dhunës në familje e ndaj çdo qënie humane e nën interpretimin e Ermal Metas ka mundur të fitojë votën e publikut, votën e jurisë së ekspertëve si dhe votën e gazetarëve për t?u kualifikuar në natën finale të ?Sanremos 2017?.
Ndërsa emrat të njohur të muzikës italiane si Al Bano, Giusy Ferreri, Ron e Gig D?Alessio janë eleminuar.
Pas fitimi të çmimit ?Cover 2017?, Ermal Meta ka fituar dhe zemrën e publikut italian e është një nga kandidatët e mundshëm për të fituar Sanremon.
Talenti muzikor i kantautorit shqiptar me origjinë nga Fieri i ka dhuruar këngë të sukeseshme këngëtarëve si Francesco Renga, Annalisa, Giusy Ferreri, Patty Pravo, Mengoni e Lorenzo Fragola, por sot në veshjen e një solisti bind më shumë.
Kënga e tij vlerësohet nga juria e gazetarëve si teksti më i mirë i ?Sanremo 2017?, por dhe stili i tij në veshje është nga më të vlerësuarit për elegancë e origjinalitetin e ngjyrave dhe të detajeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/kantautori-shqiptar-ermal-meta-ne-finalen-e-sanremos/