Ora News – Shkodër, zhvendoset treni i mallrave, pas aksidentit do bëhet riparimi i dëmeve

2017-04-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda 24 orëve pritet të bëhet zhvendosja e trenit të mallrave i linjës Shkodër-Han i Hotit, i cili i aksidentua si pasojë e hekurudhës së amortizuar. Ekspertët thonë se bashkë me zhvendosjen do bëhet dhe riparimi i pjesëve të dëmtuara. Treni transportonte inerte për në Elbasan në çastin e aksidentit.
Pak pasi treni i mallrave i linjës Shkodër-Han i Hotit doli nga shinat, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave ka nisur punën për zhvendosjen e tij.
Specialistët kanë mbërritur në terren dhe pritet që brenda 24 orësh të hapet linja hekurudhore, e cila në një segment prej 100 metrash do t?i nënshtrohet riparimit për shkak të dëmtimeve të pësuara.
Vagonat që dolën nga shinat po transportonin inerte për ne Elbasan. Eshte bere evidentimi i mallit për efekte zhdëmtimi.
Hekurudha Shkodër- Hani i Hotit u ndërtua ne vitin 1984, si pjese e linjes hekurudhore nderkombetare pasi lidhet me Malin e Zi për te vijuar ne shtetet e Europes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zhvendoset-treni-i-mallrave-pas-aksidentit-do-behet-riparimi-i-demeve/

Free Traffic Exchange