Ora News – Mogherini, thirrje për unitet në zbatimin e reformës në Shqipëri

2017-04-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi.
Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, për ?të matur pulsin? e administratës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ajo tha në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës, se Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet që kishte ngritur në bisedat me zyrtarët amerikanë.
Zonja Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, ?një hap historik për vendin?. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.
?Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian?, tha zonja Mogherini, në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës në aktivitetin në Këshillin e Atlantikut.
Zonja Mogherini tha se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Zonja Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.
?E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mogherini-thirrje-per-unitet-ne-zbatimin-e-reformes-ne-shqiperi/

Free Traffic Exchange