Report TV - Tiranë, marshimi i studentëve: Një muze për At Gjergj Fishtën

2017-04-25 0

Një muze për Fishtën, ka qenë kjo kërkesa e shprehur nëpërmjet një tubimi e nismës studentore të ?Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore?.

Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë marshuar paqësisht nga Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? drejt sheshit ?Nënë Tereza?.

Të rinjtë kanë kërkuar një muze për At Gjergj Fishtën, në vendin e tij të lindjes, e cila do të ndikonte që At Gjergj Fishta të marr vëmendjen e duhur në plejadën e shkrimtarëve dhe emrave të ndritur të vendit.

Marshuesit kishin veshur bluza të bardha dhe në to ishin të shkruar pjesë nga vepra e At Gjergj Fishtës si dhe në fytyra kishin vendosur maska më portretin e tij.

Muzeu për priftin françeskan që i shkroi aq bukur dhe që i përket periudhës së Rilindjes, At Gjergj Fishtës, duhet të ndërtohet në fshatin Fishtë ku ai lindi dhe jetoi vetëm fëmijërinë.