Një bilanc i punëve të përbashkëta në qeverisje do të përcaktojë edhe vendimin e strukturave të LSI për koalicionin zgjedhor.
Gjatë një interviste për REPORT TV kryetari ende në detyrë i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj thotë se ka ende edhe pak kohë për një vendim të tillë, por nga ana tjetër kërkoi të shmanget gjuha e tensionit, e po ashtu tha ai debati i brendshëm e zhvillon më shumë një qeverisje.
"Ky koalicion ka ende kohë për të verfikkuar arritjet e veta, për të konstatuar edhe atë problematike që nuk është arritur dhe më pas do të ketë një bilanc dhe vendimmarrje të pjekur në mënyrë që shqiptarët të kuptojnë se çfarë ka qenë e mundur për t'u realizuar, jo për shkak se ka qenë e pamundur, por për shkak të papjekurisë politike, të arrogancës dhe shumë problemeve të tjera që lidhen me qeverisjen. Ne nuk duhet të kërkojmë një koalicion i cili quhet i mirë kur nuk ka polemikë", u shpreh Rrokaj.