Ora News – Meta: Zgjedhjet janë kyçe. S’duhet ta lëmë të zhbëhet reforma në drejtësi

2017-04-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Konventa e LSI, kryetari Ilir Meta foli për domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Kreu i LSI tha se në 18 qershor duhet të kujdesemi për rezultatin e shqiptarëve pasi zgjedhjet janë kyç për hapjen e negociatave.
?Standardi për zgjedhjet e qershorit është i panegociueshëm për të ardhmen në BE. Duhet të kujdesemi më shumë për rezultatin që zgjedhjet do të marrin më 18 qershor.
Në këtë drejtim, Meta kishe edhe një apel edhe për komisionin e reformës zgedhore.
Do i kërkoja dhe kolegut tonë Luan Rama, si përfaqësues i reformës zgjedhore që të përpiqemi të shfrytëzojmë këtë muaj të shtyrë të këtij komisioni të bëjmë çdo gjë për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR
Meta kishte një përgjigje për ata që deklarojne se LSI është kundër reformës. Ata, tha ai, nëse do t?i nënshtrohen vettingut do të dalin shumë keq.
Të gjithë ata që me keqardhje do i quaja sharlatanë apo papagallë që përsërsin LSI nuk e do reformën po ti bësh këtyre një vetingun do dali shumë keq dhe asnjëri nuk do ta kalojë përvec ndonjërit.
Meta kishte dhe një mesazh për Luan Ramën, i cili siç tha ai pati ?një fjalim të zjarrtë? dhe shtoi se LSI është kundër retorikave fajësuese e shfajësuese pasi krijojnë tym e mjegull.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-meta-sduhet-ta-leme-te-zhbehet-me-manovra-te-papranueshme/