Report TV - 18 shkurti, Basha në Durrës: Nis ndryshimi, vendosin qytetarët

2017-04-25 1

18 shkurti është data kur nis rruga për zgjedhje të lira, e si për rastësi edhe zgjedhjet politike do të jenë me 18 por në qershor.

Duke folur nga strukturat e PD në Durrës, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi angazhim të gjithë strukturave për të ftuar qytetarët, që ti bashkohen protestës së opozitës.

Sipas Bashës me 18 shkurt nis ndryshimi i madh i kalimit të pushtetit tek qytetarët.

Protesta ku qytetarët do të përcaktojnë fatet e vendit, në këtë mënyrë konceptohet protesta e opozitës me 18 shkurt, për të cilën kryetari Basha tha se zëri i shumicës së shqiptarëve do t'i japë fund vjedhjes e korrupsionit.

Prej disa ditësh kur u mor vendim i kryesisë së PD për nisjen e protestave me 18 shkurt, kryetari Basha dhe forumet e kësaj partie po zhvillojnë takime intensive jo vetëm me strukturat por edhe me qytetarët duke i ftuar këta të fundit në protestën pa kthim të opozitës kundër qeverisë.