Ora News – Në pranverë hapet pjesa e parë e bulevardit të ri në Tiranë

2017-04-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga pranvera qytetarët do të kenë gati pjesën e parë të zgjatimit të bulevardit të ri.
Kështu u shpreh kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë aktivitetit të mbjelljes së pemëve të para nga 1100 pemë të llojeve të ndryshme që do të mbillen në 800 metrat e parë të bulevardit.
?Në pranverë qytetarët do të kenë mundësi të shohin përtej perdes së metalit që na ndan nga kryqëzimi i ish Stacionit të Trenit. Ky investim është një vlerë e shtuar jo vetëm qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë, sepse qyteti do të ofrojë një lagje të re, moderne, me një hapësirë të theksuar komerciale dhe me transport, i cili respekton si në asnjë projekt tjetër të Tiranës larminë midis transportit publik, atyre që përdorin biçikletat, këmbësorët dhe makinat private. Qytetarët do të kenë pa fund sheshe, po ashtu edhe Parkun Qendror?.
Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje bizneseve që të shfrytëzojnë mundësinë për të investuar në këtë zonë, e cila me Bulevardin e Ri dhe Parkun Qendror do të jetë një nga qendrat e reja të zhvillimit të kryeqytetit, duke i dhënë një vlerë shumë të madhe pronës aty.
?Do të doja të ftoja të gjithë ata që janë në sipërmarrje të hyjnë në kontakt me banorët e zonës që kanë prona këtu, duke respektuar kushtet dhe mundësi për të zhvilluar. Ne do të vazhdojmë me shpronësime për tiu afruar Bregut të Lumit. Ndjehem i keqardhur që nuk është respektuar projekti në anën tjetër, përballë lumit?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-pranvere-hapet-pjesa-e-pare-e-bulevardit-te-ri-ne-tirane/