Hetimet ndaj ILDKPI, prokuroria nuk kërkoi sekuestrimin e serverit

2017-04-25 2

Hetimi i nisur nga prokuroria e Tiranës për drejtuesit e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për shpërdorim detyre ka mbetur në vend. Prokurorisë me vendim gjykate i është hequr e drejta për të marrë të dhënat e serverit i ILDKPKI-së me argumentin se bllokohet puna e institucionit.

Pot Tv Klan ka mundur të sigurojë vendimin e sekuestrimit të prokurorisë se kryeqytetit për disa materiale nga inspektorati. Në të janë të listuara të gjitha dokumentet që kërkohen për llogari të këtij hetimi.

Në piken e fundit prokurori i çështje kërkon të dhënat e ruajtura në serverin qendror të sistemit kompjuterik nëpërmjet shkarkimit. Sipas hetuesve në asnjë moment nuk është kërkuar bllokimi i këtij serveri por kopjimi i të dhënave për t?i përdorur në këtë hetim.

Pavarësisht kësaj të tre shkallet e gjyqësorit vendosen t?i heqin të drejtën prokurorit t?i ketë këto informacione duke e kufizuar për të kryer hetime të plota.

Sekuestrimi i këtyre dokumenteve nga ILDKPKI-ja ishte pjesë e përplasjes mes ambasadorit amerikan Donald Lu me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Lalla.

Diplomati i larte tha se prokuroret dështuan të sekuestronin serverin e ILDKPKI-së, i cili është jetik për procesin e vettingu-t.

Për prokurorinë ka dyshime të arsyeshme se institucioni drejtuar nga Shkelqim Ganaj ka shkelur ligjin pasi të paktën në tre raste nuk ka kryer detyrën. Kuvendi i Shqipërisë për tre deputetë me anë të komisioneve hetimore ka hetuar konfliktit e interesit tëe deputetëve, në një kohe kur ishte detyra e ILDKPKI-së./ TV KLAN

Easy Viral Banner Traffic