Të hënën konkursi për specializimet në mjekësi - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare, konkursi i specializimeve ne degën e mjekësisë organizohet nga vete universiteti. Te hënën e 13 shkurtit, Universiteti i Mjekësisë zhvillon fazën e pare te konkursit. 287 mjeke te përgjithshëm qe synojnë specializimet ne profile te ndryshme do t?i nënshtrohen intervistës per formimin e tyre. Ndërsa pas nje jave do te zhvillohet provimi i standardizuar pranë Agjencisë Kombëtare te Provimeve. Rektori i universitetit Arben Gjata sqaron se ndryshe nga me pare përzgjedhja e degëve do te behet sipas meritës. Nje nga problemet qe hasi ketë vit Universiteti i Mjekësisë, ishte kriteri i Ministrisë se Arsimit, ku aplikantet për specializim, njohuritë e gjuhës se huaj duhet t?i kenë te nivelit C1. Kjo kërkese detyroi universitetin te shtynte me nje muaj zhvillimin e konkurseve. Për vitin e ardhshëm Universiteti i Mjekësisë do t?i propozoje Ministrisë ndryshimin e këtij kriteri, pasi sipas rektorit Gjata niveli B2 i njohjes se gjuhës se huaj është i mjaftueshme per keto lloj specializimesh. Ketë vit konkurrojnë 287 mjeke per 187 vende. Ndërkohe nevojat ne shërbimin publik shëndetësor jane per 300 mjeke te specializuar ne profile te ndryshme.