http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një prej ligjeve me te debatuara te kësaj legjislature, ligji i dekriminalizimit pritet t?i nënshtrohet testit kushtetues pas pak javësh. Ne fillim te këtij viti ish-kreu i bashkisë se Kavajës Elvis Roshi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese per te kërkuar shfuqizimin e tij, por ai i trembet partia Demokratike vendimet te Kushtetueses? Oerd Bylykbashi ishte nje prej politikaneve qe negocioi dhe hartoi ligjin e dekriminalizimit dhe ai beson se 4 ndërhyrjet ne Kushtetute qe u miratuan ne dhjetorin e 2015 se bashku me ligjin jane siguresat qe garantojnë qe dekriminalizimi nuk shfuqizohet. Një ndërhyrje është realizuar ne kapitullin e trete te Kushtetutës qe flet per liritë dhe te drejtat politike ku sanksionohet ndalimi për t?u zgjedhur apo emëruar ne organet kushtetuese nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik. Ne dhjetorin e 2015 Kushtetuta u ndryshua edhe ne nenin 179 per te parashikuar ndërprerjen e mandatit siç ishte rasti i 2 deputeteve dhe kreut te Bashkisë se Kavajës. Ne ketë pike parashikohet se mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar që është fituar përpara hyrjes në fuqi të ligjit është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari preket nga dekriminalizimi.
?Nga ana tjetër ky është nje ligj vërtet shume i ashpër por i hartuar ne përputhje me udhëzimet e Komisionit te Venecias, pati nje kontribut specifik nga Komisioni i Venecias per ketë. Ka nje mbështetje masive publike, por ka edhe mbështetjen e plote te faktorit ndërkombëtar.?
Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ne rastin e ish-kreut te Bashkisë se Kavajës ka shkelur Kushtetutën ne përpjekje per ta zhvlerësuar ligjin e dekriminalizimit, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta marre ne shqyrtim ankimin e Roshit.
?Ankimimi i Elvis Roshit si rregull duhet te refuzohet. Rama praktikisht ka shkelur Kushtetutën per ta lene Roshin ende ne detyre, ka marre nje vendim per shkarkim mbi bazën e nenit 115 te Kushtetutës, i cili është per shkelje te rend ate kryetarit te bashkisë, ndërkohe qe Elvis Roshi ka humbur mandatin ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mori vendimin mbi bazën e nenit 179 pika 1. Kjo nuk eshte e rastësishme, kjo është e qëllimshme per t?i lëne Roshit mundësinë qe te ankohet ne Gjykatën Kushtetuese dhe te marre kohe derisa gjykata te shprehet, pra sa me afër zgjedhjeve. Dhe nuk eshte rastësi qe Roshi paraqitet si drejtues i fushatës, si kryetari ne detyre dhe ketë e konfirmon ministri i financave, i cili ka dhe nderin te prezantohet nga Elvis Roshi.?
Ligji i dekriminalizimit qe prej miratimit te tij është shoqëruar me debate te forta nëse është apo jo ne tejkalim te parashikimeve kushtetuese, per shkak te ashpërsisë se tij. Ai u hartua mbi bazën e ligjit te njohur si Severino ne Itali, i cili e kaloi testin kushtetues e tani mbetet per t?u pare se cili do te jete vendimi i Gjykatës sonë Kushtetuese.