http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shprehu bindjen se policia do të zbardhë grabitjen e Qafë Kasharit. Nga ceremonia e dorëzimit te disa pajisjeve te reja ne repartin special RENEA,Tahiri tha se rezultatet e hetimit do të bëhen të ditura në momentin e duhur ndërsa policia e shtetit vijon punën e saj dhe nuk shantazhohet nga sulmet publike.
?Të jeni të bindur që siç kemi zbardhur ngjarje të tjera do e zbardhim dhe këtë. Policia e Shtetit nuk dorëzohet dhe as intimidohet nga sulmet publike. Detyrën e ka bërë dhe atëherë ku përveç kriminaliteti në rrugë ka pasur dhe banditizëm në Parlament. Aseti ynë i çmuar është besimi i qytetarëve, angazhimi, forcimi i kapaciteteve njerëzore. Policia do të bëjë detyrën dhe do ta zbardhë këtë ngjarje, siç ka bërë me ato të kaluarat?.
Për sa i përket ngjarjes, policia ende nuk ka arritur të identifikojë të dhëna mbi mjetet të cilat dyshohet se janë grabitur vetëm një ditë para sulmit. Kjo e ka bërë më të vështirë hetimin pasi zjarri ka prishur çdo provë të mundshme. Në vendngjarje u gjetën dhe 14 gëzhoja kallashi, të cilat u përdorën nga grabitësit, ndërsa punonjësit e sigurisë private nuk mundën të reagonin. Grabitja e së enjtes risolli dhe një herë në vëmendje kushtet në të cilat transportohen valutat jashtë Shqipërisë. Segmenti Qafë Kashar -Rinas mbetet me i lakmuari prej grupeve kriminale, kjo jo vetëm për shkak të mungesës së kamerave, por edhe mundësisë së largimit nga disa rrugë dytësore.