Zbatoni reformën në drejtësi, nëse e doni integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi. Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, ku mori pjese edhe ne nje panel diskutimesh ne Këshillin e Atlantikut. Zonja Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, ?një hap historik për vendin?. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.

?Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.?

Zyrtarja e larte e Brukselit theksoi se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Zonja Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.

?E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri?.

Zonja Mogherini tha se Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore dhe se ajo kishte përcjellë mesazhin se për Bashkimin Evropian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore.

Free Traffic Exchange