Report TV - 7 mijë emra për 45 ditë, KQZ në pamundësi për dekriminalizimin

2017-04-25 1

Pavarësisht se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të zhvillohen me një ?rrjetë ligjore? për të penguar kriminelët të depërtojnë në Kuvend, ligji i dekriminalizimit do të hasë vështirësi të mëdha zbatimi. Arsyet janë krejtësisht teknike, sepse ligji i verifikimit të integritetit të figurave që janë ushtrojnë funksione publike nuk është harmonizuar me Kodin tonë Zgjedhor duke vendosur përpara një udhëkryqi institucional KQZ-në.

Bazuar në këtë kod, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që listat e kandidatëve të të gjitha subjekteve duhet të dorëzohen jo më vonë se data 5 maj 2017, ndërsa zgjedhjet janë caktuar për 18 qershor. Në një përllogaritje të përafërt, nga rreth 65 subjekte zgjedhore që regjistrohen në proces, depozitohen mesatarisht 7 mijë kandidatë.

Kjo do të thotë se nga data 5 maj kur do të njihet zyrtarisht me kandidatët e propozuar nga partitë politike, deri ditën e zgjedhjeve, KQZ ka vetëm 45 ditë për të grumbulluar formularët e tyre të deklarimit, për të kontrolluar në mënyrë manuale çfarë ata kanë deklaruar, e po ashtu për të verifikuar nëse ndonjë prej deklarimeve përbën ndalim për tu kandiduar.

Free Traffic Exchange