Report TV - Grabitja 2,7 milionë euro, rojet: I fikëm kamerat se do pinim kafe

2017-04-25 1

Nga dy automjetet pjesërisht të blindura, janë grabitur jo 2 milion euro, por shuma e saktë e eurovë të marra nga katër personat e armatosur, është 2.7 milion euro. Kjo shumë financiare ka qënë e vendosura në arka dhe thasët e bankës, të cilat janë boshatisur tërësisht. Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Tiranës, e cila saktësoi se në dy automjetet e sulmuara nga katër personat, nuk është gjetur asnjë kartmonedhë.

Sipas prokurorisë, ata kanë mundur të grabisin 2.7 milion euro, në një kohë kur kamerat dhe GPS-i nuk kanë qënë në funksionim. Pesë policët e arrestuar,sipas prokurorisë janë përgjegjës për fikjen e kamerave dhe të GPS-it, pasi sipas deklarimeve që ata kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, fikja është bërë pasi, 5 policët kishin planifikuar që pasi të ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit të pinin kafe në një nga lokalet e zonës. Ky rrëfim justifikues i njërit prej policëve, ka habitur prokurorët, të cilët ndaj tyre kanë ngritur akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?.