Ora News – Basha me të rinjtë: Në Shqipëri po sundon një sistem që vret shpresën

2017-04-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD, në selinë Blu. Teksa u uroi atyre mirëseardhjen, në atë që e quajti shtëpia e lirisë, Basha deklaroi se sot vendi është kthyer në një kaos ku papunësia dhe varfëri rriten dita-ditës. Sipas tij, Shqiptarët po largohen sepse u është vrarë shpresa nga sistemi qeverisës në vend.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli përpara të rinjve demokratë për një Shqipëri të shkatërruar dhe të varfër. Kjo, sipas kryeopozitarit, vjen si pasojë e sundimit të sistemit që vret shpresën.
Basha: Shumica e rinisë e ka mendjen të largohet, në vend që të qëndrojnë dhe të luftojnë, sepse, sistemi që sot sundon Shqipërinë, është sistemi që vret shpresat dhe mundësitë tuaja, në vend se t?i nxisë ato.
Platforma e PD, tha Basha është të ndalë të keqen teksa ftoi të rinjtë që të mos e braktisin vendin, por të rikthehen ashtu sic bëri vajza e Azem Hajdarit, e cila pas mbarimit të studimeve në SHBA, i është bashkuar partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-te-rinjte-ne-shqiperi-po-sundon-nje-sistem-qe-vret-shpresen/