Ora News – Klasa me kamera, dy sisteme të instaluara në shkollat publike

2017-04-25 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkollat publike në kryeqytet monitorohen me sisteme kamerash në të cilat ka akses vetëm drejtoria e shkollës. Në një intervistë për Ora News drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri ?Teuta Dobi? sqaron funksionimin e kamerave si dhe projektin e ri të Drejtorisë Arsimore për paisjen me kamera të laboratorëve.
Dy sisteme të kamerave të monitorimit funksionojnë aktualisht në shkollat publike të kryeqytetit, njëri sistem i instaluar më iniciativë të bordit të prindërve dhe tjetri nga bashkia e Tiranës. Drejtoresha e gjimnazit ?Sami Frashëri? Teuta Dobi, sqaron se kamerat janë të vendosur në të gjitha ambientet e përbashkëta të shkollës dhe se vetëm drejtoria ka akses për ti kontrolluar ato.
Teuta Dobi: Një kamer është bërë para 6 vitesh me miratim të bordit të shkollës. Përveç këtyre kemi edhe një sistem tjetër kamerash që i takon oborrit të shkollës dhe prapa shkollës dhe zonës prapa shkollës. Kjo është me investim të bashkisë. Akses në këto kamera nuk mund të ketë çdo njeri. Për ndonjë rast mund të ketë policia, por edhe policia me lejën e Prokurorisë.
Sipas një projekti të DAR në shkolla do të vendoset një tjetër sistem kamersh me qëllim monitorimin e klasave dixhitale dhe laboratorëve për të cilët janë bërë shpenzime të mëdha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klasa-me-kamera-dy-sisteme-te-instaluara-ne-shkollat-publike/