Tahiri: Policia private dhe siguria e bankave nuk funksionuan

2017-04-25 0

Nga Elbasani ku mori pjesë në këshillin vendor për sigurinë publike ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar grabitjen e 2,2 milion eurove në rrugën që të çon në Rinas. Ai tha policia do të bëjë maksimumin për të zbardhur ngjarjen. Por ministri sqaroi se në këtë rast kanë dështuar të gjitha hallkat e tjera të sigurisë para se çështja të mbërrijë tek policia e shtetit.

Për çështjen e sigurisë së bankave në ministrinë e brendshme u mbajt edhe një takim me përfaqësues të bankave, pas të cilit ministri Tahiri tha se është dakordësuar një plan që do të rrisë sigurinë gjate transportit të vlerave monetare.

Ministri Tahiri tha se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka nisur një inspektim i të gjitha shoqërive që janë të licensuara për sigurinë e bankave.

Duke iu referuar faktit se shume nga dëshmitarët okularë të grabitjes ne vend qe te njoftonin policinë, filmuan ngjarjen, ministri kërkoi angazhim më të madh edhe nga qytetaret.

Free Traffic Exchange