Report TV - Basha mobilizon të rinjtë:Nuk pranojmë zgjedhje të vjedhura

2017-04-25 111

"Nuk do të pranojmë zgjedhje të vjedhura". Me këtë paralajmërim kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur takimin me të rinjtë e Forumit Rinor të djathtë.

Basha deklaroi se duhet të rikthejmë lirinë e fjalës dhe të votës, pasi vendi është në rrezik nga krimi dhe korrupsioni.

"Nuk u realizua asnjë nga premtimet e qeverisë. Fatin e vendit do ta marrin në dorë vetë qytetarët në protestën e 18 shkurtit.

Nuk pranojmë zgjedhje të vjedhura, në 18 shkurt në Tiranë do të mblidhemi në një protestë mbarë kombëtare dhe të rinjtë do të jenë në ballë të saj.

Sot kemi kërcënimin nga një tjetër tirani e rrezikshme, propaganda dhe fasada. Sot më i paafti, hajduti dhe krimineli ecën përpara, ndërsa i afti nuk ka të ardhme.

Ditën e parë si kryeminister, vendimi i parë do të jetë anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

Do të hapim edhe filialet që janë mbyllur nga kjo qeveri, askush nuk do të ngelë jashtë arsimit' deklaroi Basha.

Gjithashtu Basha njoftoi gjatë takimit se vajza e Azem Hajdarit i bashkohet PD, pas studimeve në SHBA.

Pak ditë më parë SHBA i revokoi vizën mamasë së saj, gjyqtares Fatmira Hajdari.

Free Traffic Exchange