Sekuestrohen mbi 2 ton kanabis në dy operacione

2017-04-25 2

Një sasi e madhe prej 2.2 ton kanabis u sekuestrua në dy operacione të policisë në Lezhe e Tepelenë.

Operacioni i parë i koduar "Adriatik" u zhvilluar në grykëderdhjen e lumit Ishëm ku agjentet e antidrogës dhe policisë kufitare sekuestruan një gomone dhe një sasi lëndë narkotike me peshë rreth 1 ton e 450 kg Cannabis Sativa. Lenda narkotike u gjet e fshehur në shkurre edhe e paketuar e gatshme për trafikim.

Ndërsa operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan të Tepelenës. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të saj, u gjetën 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshua si marijuanë. Në kërkim u shpall pronari i banesës një 40 vjeçar me inicialet G.D , banues në këtë fshat.

Tv Klan

Free Traffic Exchange