Ora News – Grabitjet në banka, plan masash për të garantuar siguri

2017-04-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm një ditë pas grabitjes së parave të një banke në rrugën e Rinasit, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sejko: Ky takim ishte në kuadrin e ngjarjes së ndodhur lidhur me vjedhjen. Ju konfirmoj se sistemi bankar dhe sistemi fiannciar është në gjendje shumë të mirë. Pra këto janë ngjarje të shëmtuara që ne do të kordinojmë punën për parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve, por e rëndësishme është të sigurohemi që bankat janë të shëndetshme. Ne jemi të shqetësuar për imazhin, mos kemi dëmtime në imazh.
Tahiri: Policia bashkë me bankat do të koordinojnë me ngushtë për të garantuar transportin drejt Rinasit. Kjo është një sfidë e jona, jemi të vetëdijshëm se sot kemi një standard më të mirë sigurie. Ka ende shumë punë për të bërë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ministri-tahiri-takon-guvernatorin-e-gent-sejko/