Ora News – Grabitjet, Civici: Dy rrugët sesi bankat rekuperojnë humbjet

2017-04-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në dy vitet e fundit, në 4 grabitjet e parave të bankave në rrugën drejt Rinasit kanë humbur rreth 7 milionë euro. Adrian Civici, një nga ekspertët më të njohur të sistemit bankar, shpjegon në rubrikën ?Para e Pasuri? të Aurora Sulçes se dy janë rrugët që bankat të rekuperojnë këtë humbje: e para nëse e ulin nga fitimi i aksionerëve dhe së dyti, nëse banka vendos të rrisë kostot e operimit, përfshi këtu komisionet për qytetarët
Vetëm në 4 grabitjet gjatë transportit fizik të parave të bankave në rrugën drejt Rinasit, që prej shkurtit 2015 e deri dje, që ishte ngjarja e fundit kanë humbur në total rreth 7 milionë euro. Eksperti i sistemit bankar, Adrian Civici shpjegon në rubrikën ?Para e Pasuri? të Aurora Sulçes se dy janë skenarët sesi këto para mund të rekuperohen nga bankat.
Civici: Këto lloj humbje kompensohen nga fitimi vjetor i bankës. Pra aksionerët zbresin fitimin pa prekur sistemin. Në rast se është rruga e dytë kjo është një kosto për sistemin që shfaqet kur ti të negociosh transportin me shiritn e sigurimit dhe risku është më i lartë dhe atë që bëjnë bankat kur të japin kredi dhe vlerësojnë kreditor me rist të rrisin interesin të njëjtën gjë bëjnë edhe me kompanitë e sigurimit. Por nga ana tjetër nëse kjo kosto do të shpërndahet në të gjithë aktivitetin e bankës edhe ato operacionet apo shërbimet e vogla ditore që bëjnë qytetarët do të kenë një efekt në kostot e tyre për të rikuperuar këtë lloj shumë të vjedhur.
Civici vlerëson se grabitjet gjithmonë e më të shpeshta të bankave po dëmtojnë jo pak sistemin bankar, duke goditur veçanërisht imazhin dhe besimin e investitorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitjet-ekspertet-japin-alarmin-per-sistemin-bankar/