Ora News – Veliaj: Kushdo që ndot qytetin, do të paguajë dëmin

2017-04-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës do të vijojë punën jo vetëm për pastrimin e qytetit, por në të njëjtën kohë do të forcojë edhe masat për parandalimin e saj. Në analizën vjetore të Ndërmarrjes së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se është bërë një punë e madhe për pastrimin e qytetit.
Ai tha se për të minimizuar ndotjen dhe shmangur problematikat, Tirana do të jetë i pari qytet në Shqipëri që do të eliminojë përdorimin e qeseve plastike. ?Në disa prej supermarketeve kemi filluar alternimin midis qeseve dhe trastave. Ndërkohë, duke filluar nga kjo verë do të vendosim disa politika strikte, fillimisht qeset në supermarkete do të bëhen me pagesë, jo për fitim, por për t?i dekurajuar njerëzit që të mos i blejnë derisa të shkojmë në një ndalim përfundimtar të qeseve të plastikës, që nuk janë të degradueshme?, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë deklaroi se 99% e qytetarëve mbështesin dhe respektojnë rregullat për mbajtjen pastër të mjedisit, ndërsa vetëm 1% refuzon që të zbatojë normat. ?Fakti që kemi këtë hapësirë, duhet ta ndajmë me 1 milionë vetë dhe kaq sa është rritur Tirana e po vazhdon të rritet çdo ditë, do të duhet t?i forcojmë më shumë këto rregulla. Ndaj nuk do të hezitojmë që të vijojmë edhe të pastrojmë, por edhe të gjobisim e të kërkojmë llogari nga këta njerëz?, u shpreh ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kushdo-qe-ndot-qytetin-do-te-paguaje-demin/

Free Traffic Exchange