Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin trepalësh mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, me fokus promovimin e stabilitetit rajonal. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, ministri Bushati riafirmoi qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë në funksion të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve.
Bushati: Vendet tona kanë bërë një rrugë të gjatë për proceset euro-atlantike, ku kemi kontribuar dhe vijojmë të kontribuojmë për stabilitetin demokratik të rajonit tonë. Ne ndajmë pikëpamjen që bashkëpunimi në Europën Adriatike duhet të përforcohet nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, mjedisit dhe turizmit.
Tre ministrat ranë dakord për konsultime të ngushta dhe qasje të përbashkët në përgatitje të samitit të ardhshëm të NATO-s.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-hap-konsullate-ne-varazhdin-te-kroacise/