Report TV - Krim pasioni në Fier! I riu vret të dashurën më pas veten

2017-04-25 1

FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një i ri ka vrarë me pistoletë të dashurën dhe më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.

Dy të rinjtë janë gjetur të pajetë në një makinë tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, në afërsi të fshatit Shën Pjetër, në aksin rrugor Fier Hoxharë.

Informacione nga policia bëjnë me dije se të rinjtë që kanë humbur jetën janë Ermira Arapi 29 vjeçe banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje dhe Drini Derveni 32 vjeç banues në Fier.

Burime për Report Tv mësojnë se dy të rinjtë ishin të martuar me persona të tjerë, ndërsa bashkë kishin një lidhje jashtëmartesore.

Nuk dihet ende arsyet që e kanë shtyrë 32-vjeçarin drejt këtij krimi të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.