“Zgjedhjet e lira, kusht për Shqipërinë”

2017-04-25 0

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të jenë kusht për vijueshmërinë e reformave integruese për Shqipërinë, përfshirë dhe çeljen e negociatave antarësuese. Këtë të paktën pohon raportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk në një intervistë për Televizionin Klan nga Brukseli.

?Kur flasim për reformat e integrimit, hapi i parë është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë një test i vërtetë për demokracinë, pasi pa këtë, hapat e tjerë në reforma janë të pamundur. Reformat nuk bëhet për të kënaqur institucionet europoiane, por për qytetarët e vendit. Zgjedhjet janë gurthemel, politikanët shqiptarë, partitë e koalicionit së bashku me opozitën duhet të ulen së bashku për të punuar për një të ardhme më të mirë të vendit. Por, nuk mund të ketë një ardhme më të mirë nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?.

Për eurodeputetin vota e emigranteve është shumë e rëndësishme për Shqipërinë ndaj dhe ai ka paraqitur dhe amendamentin për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

?Në Shqipëri ka nevojë për një demokraci më përfaqësuese. Po të marrim në konsideratë statistikat, rreth 3 milionë shqiptarë jetojnë brenda vendit, ndërkohë që 2 milionë jetojnë jashtë vendit, për të mos folur edhe për numrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Bashkimit Europian. Këta shqiptarë duhet të kenë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në procesin demokratik të vendit. Shqiptarët jashtë vendit duhet të kenë të drejtën të votojnë në këto zgjedhje të përgjithshme?.

Kyuchyuk vlerëson progresin në procesin e reformës së drejtësisë, por ai thotë së Shqipëria ka një rrugë të gjatë kur vjen fjala te zhdukja e varfërisë, zhdukja e trafikut të drogës, zhdukja e kultivimit të bimëve narkotike ./ TV KLAN

Free Traffic Exchange